Zbulohet plani i Rashford për shkarkimin e Mourinhos

Jose Mourinho u shkarkua dje (e martë) nga Manchester United.

Sport

19/12/2018 10:18

Pas formës së dobët që po kalon Manchester United në këtë sezon, erdhi vendimi i shkarkimit të Jose Mourinhos.

Mediat në Angli kanë zbuluar disa lojtarë që kishin gisht në shkarkimin e portugezit, e që njëri ndër ta ishte edhe Marcus Rashford, përcjell “lajmi.net”.

Sulmuesi i talentuar ishte në mesin e lojtarëve që kishte bërë planin se si të shkarkohej Mourinhos, pasi nuk po luante rregullisht.

Rashford kishte kërkuar nga bashkëlojtarët që kjo situatë të mos vazhdonte më tutje dhe ta shkarkonin portugezin para afatit të janarit. /Lajmi.net/