Zbulohet një krijesë e çuditshme në Australi

Një australian ka zbuluar një krijesë të çuditshme në një plazh në afërsi të qytetit Perth.

Fun

27/02/2020 20:41

Burri postoi një fotografi të krijesës së pazakontë në mediat sociale, pas së cilës një përdorues e këshilloi ta kthejë krijesën në oqean duke përdorur një qese plastike, pasi bëhet fjalë për një “vrasës të qenve”, transmeton lajmi.net.

Profesori australian i Shkencave Biologjike Kulum Brown shpjegoi se krijesa e gjetur nuk është asgjë tjetër përveç një lepur deti.

Lepujt e detit, si dhe oktapodët, përdorin ngjyrë toksike kundër qenve për të mbrojtur veten. /Lajmi.net/