Zbulohet marrëveshja e re ‘marramendëse’ e Vinicius Jr me Real Madridin

Vinicius Jr ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, por do vazhdojë edhe më gjatë në ‘Bernabeu’. Nga sezoni i ardhshëm, Vinicius do të jetojë një fazë të re te Real Madridi që do të shënohet simbolikisht nga ndryshimi i numrit të tij, nga ’20’ në ‘7’ por mbi të gjitha nga përmirësimi…

Sport

27/06/2023 11:10

Vinicius Jr ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024, por do vazhdojë edhe më gjatë në ‘Bernabeu’.

Nga sezoni i ardhshëm, Vinicius do të jetojë një fazë të re te Real Madridi që do të shënohet simbolikisht nga ndryshimi i numrit të tij, nga ’20’ në ‘7’ por mbi të gjitha nga përmirësimi i kontratës së tij, e cila do të rritet në shkallë.

Dhe pikërisht pas largimit të Benzemës, braziliani, edhe falë numrave të tij, do të marrë një peshë të re në skuadër me një kontratë të nënshkruar tashmë, në të cilën do të ketë një klauzolë prej një miliard eurosh për pesë sezone siç zbulohet nga ‘Cadena SER’.

Sa i përket pagës, ai do të përjetojë gjithashtu një rritje të dukshme që do ta vendosë atë në mesin e më të paguarve në klub së bashku me veteranët Toni Kroos, Luka Modric apo Thibaut Courtois./Lajmi.net/