Zbulohet kush ishte femra që hyri në fushë në finalen Tottenham – Liverpool

Pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve, ndërmjet Tottenham dhe Liverpool, tregoi pothuajse gjithçka.

Sport

01/06/2019 21:51

Qysh në dy minutat e para, u akordua penallti në favor të Liverpool, të cilën për mrekulli e shfrytëzoi Mohamed Salah, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Minutat në vazhdim treguan futboll të jashtëzakonshëm, por edhe një situatë mjaft interesante.

Një femër gjysmë lakuriq u fut në fushën e blertë, për të ndërprerë takimin për disa minuta, shkruan lajmi.net.

 

Bukuroshja bionde është e dashura e Vitaly Zdorovetskiy, një tifoz që gjithashtu kishte hyrë në fushë, në finalen e Kupës së Botës 2014. /Lajmi.net/

Emri i bukuroshes është Kinsey Wolanski.