Zbulohet e ardhmja e mbrojtësit Pllana pas largimit nga Prishtina
Mbrojtësi Bujar Pllana është larguar zyrtarisht nga Prishtina afatin kalimtar të janarit. Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net. Pllana është larguar nga kryeqyteti për ta vazhduar karrierën jashtë Kosovës, bën të ditur klubi prishtinas. “Mbrojtësi Bujar Pllana dhe FC Prishtina i kanë ndarë rrugët me t’i…
Sport
Mbrojtësi Bujar Pllana është larguar zyrtarisht nga Prishtina afatin kalimtar të janarit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.
Pllana është larguar nga kryeqyteti për ta vazhduar karrierën jashtë Kosovës, bën të ditur klubi prishtinas.
“Mbrojtësi Bujar Pllana dhe FC Prishtina i kanë ndarë rrugët me t’i skaduar kontrata futbollistit. Ai largohet nga kryeqyteti për ta vazhduar karrierën jashtë Kosovës pasi e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës me ekipin tonë” – thuhet në njoftimin e Prishtinës.
Pllana iu bashkua klubit më të trofeshëm të futbollit kosovar në janar të vitit 2022.
21-vjeçari në edicionin e fundit i realizoi pesë gola në fanellën “bardhekaltër”, katër në kampionat dhe një në Kupën e Kosovës./Lajmi.net/