Zbulohet data e rikthimit të Matuidi nga lëndimi
Blaise Matuidi është ende larg nga rikthimi nga lëndimi.
Sport
Blaise Matuidi duhet të presë edhe një javë para rikthimit në grup te Juventus.
Mesfushori francez është i lënduar dhe mungoi në duelin e parë me Tottenham Hotspur në Ligën e Kampionëve.
Matuidi është futbollist shumë i rëndësishëm në formacionin e “Bianconerëve”, përcjell “lajmi.net”.
Mungesa e tij do të jetë e madhe edhe te ballafaqimi i radhës në derbin ndaj Torinos në Serie A, të dielën. /Lajmi.net/