Zbulohet arsyeja e formës së dobët të Shaqirit

Xherdan Shaqiri nuk është duke kaluar nëpër formë të mirë, prej kur u transferua te Stoke City.

Sport

20/10/2015 16:04

Mediat në Angli, kanë raportuar për formën e dobët të disa futbollistëve në Premier Ligë, përfshirë këtu edhe Xherdan Shaqirin.

Sipas gazetës nga Manchesteri, Evening News, anësori i Stoke Cityt, është në mesin e futbollistëve si Romelu Lukaku, John Tery dhe Memphis Depay, të cilët janë në mbipeshë.

Për peshën e Shaqirit kishin shkruar edhe mediat në Itali gjatë kohës sa ishte në Inter, kritika këto që nuk i kishte pranuar.

Edhe ish trajneri i Shaqirit te Baseli, Thorsten Fink, kishte thënë se futbollisti ka mbipeshë dhe duhet të largojë 3 ose 4 kilogram, por sërish ai kishte reaguar, duke thënë se ai nuk ka mbipeshë, por masa e tij është vetëm muskuj.