Zbulohen prapaskenat, Atletico Madrid tentoi transferimin e Messit gjatë verës

Madrilenët dëshironin transferimin e yllit argjentinas në merkaton e verës.

Sport

13/10/2021 16:49

Leo Messi gjatë verës iu bashkua PSG-së si futbollistë i lirë, transmeton lajmi.net.

Mediat spanjolle tashmë kanë zbuluar se edhe Atletico Madrid ishte e interesuar për shërbimet e Messit.

Atletico ishte e gatshme t’i ofronte argjentinasit një pagë 20 milionë euro në vit.

Luis Suarez ishte njëri ndër ata që shtyu drejtuesit e klubit Madrlienë që të bëjnë ofertë për Messin.

Megjithatë 34-vjeçari nuk e pranoi këtë ofertë pasi ishte e ulët financiarisht, por edhe nuk dëshironte të luante në një ligë me Barcelonën shkaku i besnikërisë që ka me ‘Blaugranët’ ku kaloi tërë karrierën e tij para se të transferohet këtë verë te PSG. /Lajmi.net/