Zbulohen mbetje mortore në Hajvali, dyshohet se i përkasin të zhdukurve nga lufta e fundit
Sot, janë gjetur mbetje mortore të katër personave, që dyshohen të jenë të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet po vazhdojnë ende në varrezat e Hajvalisë në Prishtinë. Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, kryesuesi Andin Hoti ka bërë të ditur se gërmimet janë bërë në 24 lokacione. Hoti ka…

Lajme
Sot, janë gjetur mbetje mortore të katër personave, që dyshohen të jenë të personave të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë. Gërmimet po vazhdojnë ende në varrezat e Hajvalisë në Prishtinë.
Nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, kryesuesi Andin Hoti ka bërë të ditur se gërmimet janë bërë në 24 lokacione.
Hoti ka thënë se jo medoemos në lokacione ku gërmohet ka persona të zhdukur, andaj familjaret e personave të zhdukur nuk duhet të shqetësohen.
Ndërkohë, Kushtrim Gara ka thënë se në ketë lokacion është germuar edhe më herët, disa muaj pas përfundimit të luftës së fundit.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), Ditor Haliti ka theksuar se gërmimet kanë nisur dje dhe se mbetjet janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore.