Zbulohen armë dhe municion në Zubin Potok, Policia: Informacionet erdhën nga qytetarët

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zbulimin e një sasie të konsiderueshme armatimi në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, duke theksuar se aksioni është realizuar falë bashkëpunimit me qytetarët. Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë është regjistruar më 18 prill 2026, pasi njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë…

Lajme

18/04/2026 19:40

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zbulimin e një sasie të konsiderueshme armatimi në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, duke theksuar se aksioni është realizuar falë bashkëpunimit me qytetarët.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti i parë është regjistruar më 18 prill 2026, pasi njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut kanë pranuar informacione për mjete të dyshuara ilegale në fshatin Paljevo. Gjatë kontrollit në një hambar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë Zastava M59, tre fishekë 7.62 mm, 165 fishekë 7.92 mm, si dhe një uniformë ushtarake me simbole të shtetit të Serbisë, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, në rastin e dytë, po në të njëjtën ditë dhe në të njëjtin fshat, policia ka pranuar informacione shtesë për një lokacion tjetër ku dyshohej për mjete ilegale. Pas kontrollit në një shtëpi të braktisur, janë gjetur dhe sekuestruar një zollë, dy trombllona, dy granata dore të tipit M75, dy armë automatike AK-47, nëntë karikatorë, 90 fishekë për armë të gjata, 79 fishekë 11.53 mm, si dhe dy thika taktike.

Lidhur me këto raste, autoritetet bëjnë të ditur se janë ndërmarrë të gjitha veprimet procedurale dhe rasti është iniciuar në koordinim me Prokurorin e Shtetit për veprën penale “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Policia ka konfirmuar se deri më tani nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këto raste.

Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe ka bërë thirrje që të vazhdojnë të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë përmes numrit emergjent 192.

Njoftimi i plotë:

Bashkëpunimi i qytetarëve me Policinë e Kosovës çon në zbulimin e një sasie tjetër të mjeteve ilegale në Zubin Potok

Mitrovicë Veri , 18.04.2026

Falë bashkëpunimit dhe informacioneve të ndara nga qytetarët me Policinë e Kosovës, është arritur zbulimi i mjeteve të dyshuara ilegale në dy lokacione në komunën e Zubin Potokut.

Rasti I

Më datë 18.04.2026, njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë pranuar informacion se në fshatin Paljevo komuna Zubin Potok  mund të ketë mjete të dyshuara ilegale.

Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një hambar janë gjetur dhe sekuestruar:

1 pushkë Zastava M59

3 fishekë 7.62 mm

165 fishekë 7.92 mm

Uniform ushtarke me logo te shtetit te Serbis

Rasti II

Më datë 18.04.2026, njësitë policore gjatë kryerjes së detyrave dhe kontakteve të vazhdueshme me qytetarët kanë pranuar informacion se në të njejtin fshat në një lokacion tjetër mund të ketë mjete ilegale.

Pas kontrollit të realizuar nga policia, në një shtëpi të braktisur janë gjetur dhe sekuestruar:

1 zollë

2 trombllona

2 granata dore M75

2 armë  AK-47

9 karikator

90 fishekë për armë të gjatë

79 fishekë 11.53 mm

2 thika taktike

3 fishekë

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rastit “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Lidhur me këto raste nuk ka persona të arrestuar.

Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe i fton që të vazhdojnë të raportojnë çdo rast të dyshuar në numrin 192./lajmi.net/