Zaza në Inter?

Inter ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Simone Zaza.

Merkato

13/01/2016 15:31

Simone Zaza mund të largohet nga Juventus.

Inter ka shprehur interesim për transferimin e sulmuesit, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane “Tuttosport”, përcjell “Lajmi.net”.

Zaza nuk është duke luajtur me vazhdimësi tek kampioni i Italisë.

Andaj, “Nerazzurrët” e kanë identifikuar si një përforcim të dobishëm në Giuseppe Meazza.

Mirëpo, Juventus vështirë se do të lejojë transferimin e tij tek rivali i madh.