Zabaleta: Kërkojmë fitore ndaj Arsenalit

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Pablo Zabaleta ka thënë se skuadra e tij nuk do të kërkojë asgjë tjetër përpos fitores në derbin kundër Arsenalit.

Sport

11/09/2014 22:21

Në ditën e shtunë me fillim nga ora 13:45, Arsenali e pret në Emirates skuadrën e Manchester Cityt, për të zhvilluar ndeshjen e parë të javës së katërt të Premier Ligës.

“Ne tani jemi shumë më të fortë sesa ishim muajin e kaluar. Skuadra është duke u përmirësuar shumë”.

“Të gjithë thonë se Arsenali është një skuadër shumë e fortë, dhe ndeshja jonë në Emirates do të jetë shumë e vështirë”.

“Ata kanë forcuar skuadrën me transferime të bëra gjatë verës. Sidoqoftë, ne dëshirojmë të rikthehemi nga humbja e pësuar kundër Stoke Cityt në ndeshjen e fundit”.

“Ne jemi duke shkuar në Emirates për të marrë tre pikë. Synimi ynë është vetëm fitorja”, tha Zabaleta.