Ymeri: Kurti i ka shpallur luftë Prokurorisë, kjo cenon rendin kushtetues

Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale dhe për deklaratat e tij ndaj këtij institucioni. Sipas Ymerit, refuzimi i Kurtit dhe gjuha e tij përbëjnë kërcënim të qartë dhe minojnë rendin kushtetues të Kosovës. “Ai ka thënë ‘nëse keni guxim, hajdeni te unë’. Ky…

Lajme

19/02/2025 22:46

Analisti politik Visar Ymeri ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për mosparaqitjen e tij në Prokurorinë Speciale dhe për deklaratat e tij ndaj këtij institucioni.

Sipas Ymerit, refuzimi i Kurtit dhe gjuha e tij përbëjnë kërcënim të qartë dhe minojnë rendin kushtetues të Kosovës.

“Ai ka thënë ‘nëse keni guxim, hajdeni te unë’. Ky është kërcënim kur vjen nga kryeministri. Dhe kur ke një kryeministër që jo vetëm refuzon të shkojë në Prokurori, por edhe i kërcënon ata publikisht, ky është shembulli më i qartë i mungesës absolute të sundimit të ligjit dhe rendit demokratik”, ka deklaruar Ymeri në Dukagjin.

Ai ka theksuar se Kurti nuk po vepron si një qytetar i thjeshtë, por si kryeministër, duke e përdorur pozitën shtetërore për të sfiduar institucionet e drejtësisë.

“Mua më shqetëson kur e shoh kryeministrin, i cili potencialisht mund të jetë prapë në pushtet, që i shpall luftë Prokurorisë. Kjo ‘nëse guxoni’ është një shpallje lufte”, ka theksuar Ymeri.