Rasti në Demiraj të Gjilanit, raportohet se në hetime është angazhuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda
Lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur sot në mëngjes, 01.11.2026, në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku janë gjetur të vdekur një 27-vjeçar dhe fëmija i tij – foshnje disamuajshe, është angazhuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda e Drejtorisë Qendrore të Policisë së Kosovës, raporton Kallxo.com Policia Rajonale e Gjilanit ka konfirmuar se lidhur…
Lajme
Lidhur me rastin tragjik që ka ndodhur sot në mëngjes, 01.11.2026, në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku janë gjetur të vdekur një 27-vjeçar dhe fëmija i tij – foshnje disamuajshe, është angazhuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda e Drejtorisë Qendrore të Policisë së Kosovës, raporton Kallxo.com
Policia Rajonale e Gjilanit ka konfirmuar se lidhur me rastin tragjik, të cilin po e cilëson si vrasje e rëndë, tashmë është arrestuar një 65-vjeçar, i cili është babai i 27-vjeçarit dhe gjyshi i foshnjës që janë gjetur të vdekur në një shtëpi në Demiraj.
Rasti tashmë ka marrë një dimension më të gjerë hetimor pasi në të është angazhuar edhe Njësia e Krimeve të Rënda.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetues nga Prishtina, të cilët po merren me ekzaminimin dhe hetimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.