Ymeri: Gërvalla dhe Haxhiu nuk patën përgjigje për strehimoret dhe gratë viktima të dhunës në familje

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ftuar në Frontal në T7, foli për seancën e jashtëzakonshme, e cila u mbajt ditën e hënë, ku ngriti çështjen e strehimoreve dhe grave që nuk kanë ku të kthehen nëse janë viktima të dhunës në familje. Por, ajo tha se nuk mori përgjigje nga Donika Gërvalla e as…

Lajme

29/10/2026 19:10

Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri, e ftuar në Frontal në T7, foli për seancën e jashtëzakonshme, e cila u mbajt ditën e hënë, ku ngriti çështjen e strehimoreve dhe grave që nuk kanë ku të kthehen nëse janë viktima të dhunës në familje.

Por, ajo tha se nuk mori përgjigje nga Donika Gërvalla e as Albulena Haxhiu, si ish-ministre e Drejtësisë.

“Kur e kam bë pyetjen, ministrja Gërvalla nuk përgjigjet e këqyr tokën, ish-ministrja e drejtësisë në prononcim që pason shihet që nuk ka përgjigje i fajëson komunat…As kryeministri nuk ka përgjigje kur pyetet nga gazetarja…”, tha Ymeri.