Ylli i Kosovës impresionoi Terimin, e takoi pas ndeshjes dhe ia tha këto fjalë (FOTO)
Kosova ka humbur me rezultat 2-0 ndaj Turqisë, mirëpo ka bërë një lojë tejet të bukur.
Sport
E futbollisti më i mirë në fushë për Kosovën, padyshim që ishte mesfushori Herolind Shala.
Djaloshi nga Drenasi nuk u ndal në asnjë moment duke vrapuar, duke kontrolluar lojën, ndërpreu aksione të shumta por edhe organizoi disa të tillë.
Paraqitja e tij e mrekullueshme ndaj Turqisë, padyshim që ra në sytë e trajnerit Fatih Terim.
‘Imperatori’, pas ndeshjes ka shkuar tek zhveshtorja e Kosovës dhe e ka nxjerrë jashtë futbollistin kosovar për ta përshëndetur atë dhe për ta përgëzuar për paraqitjen fantastike.
Telegrafi iu sjellë ekskluzivisht fjalët e Fatih Terim në drejtim të Herolind Shalës.
“Ishe më i miri në fushë sonte nga të dyja skuadrat. Ke shkëlqyer në mesfushë. Të kam përcjellë edhe në kampionatin turk me Kasimpasan dhe më pëlqen shumë si futbollist. Vazhdo kështu se do të arrish shumë në karrierë”, i tha Terim yllit kosovar Herolind Shalës.
Kujtojmë që Shala ka zhvilluar tri ndeshje me Kosovën dhe në të trija ato ka pasur paraqitje të mira.
Ai fillimisht u inkuadrua në lojë ndaj Kroacisë në pjesën e dytë për të ngjallur lojën, ndërsa ndaj Ukrainës dhe Turqisë ishte më i miri në fushë.
Kosova tani ka fituar një lojtar të mrekullueshëm në mesfushë i cili është i ri në moshë vetëm 24 vite dhe pritet të jetë lider i Përfaqësueses sonë për ndeshjet e radhës.