Ylli i Real Madridit që e ndryshon skuadrën kur luan nga minuta e parë

Mesfushori i Real Madridit, Martin Odegaard bën ndryshime të mëdha të bashkëlojtarët kur është i pranishëm në lojë nga minuta e parë.

Sport

01/12/2020 10:39

Norvegjezi u rikthye të “Los Blancos” pas një sezoni huazim të Real Sociedadi, ku realizoi shtatë gola, transmeton lajmi.net.

Odegaard ishte i përfshirë në 11-shën startuese ndaj Interit, derisa skuadra theu rekord duke kompletuar plotë 796 pasime, numër që u zbrit në 563 ndaj Alavasit, aty ku Odegaard e nisi nga stoli.

Odegaard ka qenë vetëm tri herë titullarë në La Liga dhe sonte (e martë) pritet të nis nga minuta e parë kundër Shakhtarit./Lajmi.net/