Ylli i Man City e konfirmon se po e shqyrton largimin nga skuadra

Pep Guardiola dhe tifozët e  Manchester City kanë mësuar sot një lajm aspak të mirë.

Sport

11/03/2019 17:45

Ylli i mesfushës së skuadrës, Ilkay Gundogan, ka bërë të ditur edhe një herë se po e shqyrton largimin nga ‘Etihad Stadium’.

Ai ka thënë se është i gatshëm për ndonjë sfidë të re, me ndonjë tjetër skuadër, duke mos hedhur kështu poshtë mundësinë për largim.

“Nuk ka akoma asnjë vendim, përndryshe do të nënshkruaja ose refuzoja kontratën. Ne jemi akoma në bisedime, por nuk ndihem sikur ka presion. Gjithashtu, ne jemi akoma duke garuar në të gjitha garat dhe duam të shkojmë sa më larg që është e mundur” ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net.

“Një ditë duhet të merret një vendim, por jam shumë i lumtur që jam këtu dhe po luaj nën urdhrat e Pep” ka shtuar ai.

“Ndoshta dikush ka ndjenja të brendshme që kërkon sfida të reja. Jam gjithmonë mendje hapur për ndryshimet. Kontrata ime e ardhshme do të vendos gjithçka për të ardhmen time” ka shtuar reprezentuesi gjerman duke lënë akoma mistere.

Guardiola më parë ka shprehur dëshirën e tij për të vazhduar kontratën me yllin e Gjermanisë, por akoma nuk kemi ndonjë vendim nga lojtari. /Lajmi.net/