Ylli i madh e do largimin nga Bayern Munich

Bayern Munich pritet që në verë t’i humbet disa lojtarë.

Sport

22/04/2019 15:19

Bayern Munich do të ketë shumë punë gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra gjermane do të punojë në transferimin e disa lojtarëve, pasi Arjen Robben dhe Franck Ribery kanë njoftuar zyrtarisht se në fund të këtij sezoni do të largohen, përcjell lajmi.net.

Por, nga Bayern Munich nuk janë vetëm holandezi e francezi që do të largohen, pasi Renato Sancvhez ka bërë të ditur se po kërkon një aventurë të re.

21-vjeçari nuk është i lumtur me trajtimin që po i bënë skuadra gjermane, andaj në verë do të kërkojë një skuadër të re. /Lajmi.net/