Ylli i Leicesterit e pranon haptas: Dua që një ditë të luaj për Real Madridin

Nuk janë të shpeshtë ata lojtarë që shprehen haptas për të treguar dëshirën se për cilën skuadër ëndërrojnë të luajnë, megjithatë janë të shumtë ata lojtarë që ëndërrojnë të luajnë për Real Madridin, shkruan lajmi.net.

Sport

13/09/2021 13:56

Mbrojtësi qendror i Leicester City, Wesley Fofana ka zbuluar se është ëndrra e tij është që një ditë të luajë për Real Madridin.

Fofana konsiderohet si një nga mbrojtësit e rinj më premtues në futbollin evropian që nga ardhja e tij në Premier Ligë dhe ai ka deklaruar interesimin e tij në një ditë duke ndjekur gjurmët e mikut të tij, Eduardo Camavinga, duke u transferuar në kryeqytetin spanjoll.

“Thashethemet për Real Madridin? Eshtë një nder, Real Madrid është klubi i ëndrrave të mia”, tha ai në një intervistë në YouTube.

“Eshtë klubi më i madh në botë dhe ëndrra ime është të luaj atje”, ka theksuar francezi 20-vjeçarar.

Fofana aktualisht është i dëmtuar deri në fillim të vitit 2022, pasi pësoi një thyerje të këmbës në një miqësore të para sezonit me Villarreal.

Ai ka shkëlqyer për ekipin e Brendan Rodgers që kur nënshkroi për klubin në verën e vitit 2020 në një marrëveshje prej 35 milionë eurosh nga Saint-Etienne

Në vetëm 20 vjeç, ai do të jetë një nga mbrojtësit kryesorë në futbollin evropian gjatë viteve të ardhshme dhe, sipas Transfermarkt, vlera e tij aktuale është 40 milion euro.

Real Madrid tashmë e ka identifikuar francezin si një objektiv për të ardhmen dhe fakti që ai ka deklaruar hapur dashurinë e tij për klubin mund të ndihmojë në negociatat e ardhshme. /Lajmi.net