Ylli i Leicester befason me deklaratën e tij për një kalim të mundshëm tek Man City

Manchester City është në kërkim të një mbrojtësi të majtë, dhe një prej të dëshiruarve luan me Leicester City.

Sport

01/03/2019 16:42

Ben Chilwell është lojtari që është përmendur së fundmi ndër emrat që dëshirohen nga ‘Citizens’.

Megjithatë, mbrojtësi i majtë ka bërë të ditur se as ai dhe asnjë lojtar i Leicester nuk dëshiron largimin nga skuadra, tani që Brendan Rodgers ka marrë timonin e skuadrës, transmeton lajmi.net.

Kampionët në fuqi kanë qenë duke monitoruar lojtarin e ‘dhelprave’ për shkak se Benjamin Mendy po përballet me lëndime të shpeshta.

Tjetër lojtar që vëzhgohet nga Manchester City është ylli i Crystal Palace, Aaron Wan – Bissaka, e që duket se do të jetë synimi i vetëm pas deklaratave të Chilëell. /Lajmi.net/