Ylli i “Harry Potter” po bëhet baba për herë të parë

Rupert Grint njofton se ai dhe e dashura e tij, Georgia Groome po presin të bëhen prind për herë të parë.

ShowBiz

11/04/2020 08:17

Ylli i “Harry Potter”, Rupert Grint ka njoftuar se e dashura e tij, Georgia Groome është shtatzënë me fëmijën e tyre të parë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Aktori, 31 vjeç, i njohur për interpretimin e Ron Weasley tek “Harry Potter”, dha lajmin të premten.

Një përfaqësues i aktorit i tha “Mail Online”: Rupert Grint dhe Georgia Groome janë të emocionuar të njoftojnë se po presin një fëmijë dhe luten për privatësi në këtë kohë.

Rupert dhe Georgia, 28 vjeç, e cila shquhet për rolin e saj në “Angus”, “Thongs” dhe “Perfect Snogging”, janë bashkë që nga viti 2011.

Të enjten, Georgia doli me barkun e rrumbullakosur teksa u pa bashkë me Rupert në veri të Londrës, duke u furnizuar me ushqim në mes të bllokimit nga COVID-19.

Dyshja u fotografuan të lumtur duke shëtitur në diell, më pas ata vizituan një farmaci dhe një dyqan ushqimor.

Vitin e kaluar, çifti ndezi thashethemet për martesë ndërsa Georgia u vu re duke veshur një unazë të artë në gishtin e martesës. /Lajmi.net/