Shërbimi Korrektues ndan 118 mijë e 500 euro për automjetet e transportit të të burgosurve

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë kontratë në vlerë prej 118 mijë e 500 eurosh për furnizim me automjete për Njësinë e Transportit të të Burgosurve. Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues i tenderit është shpallur kompania “Delfin Auto” SH.P.K., me ofertën prej 118,500 eurosh. Në këtë aktivitet të prokurimit, vlera e parashikuar e…

Lajme

15/11/2026 18:05

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka dhënë kontratë në vlerë prej 118 mijë e 500 eurosh për furnizim me automjete për Njësinë e Transportit të të Burgosurve.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, fitues i tenderit është shpallur kompania “Delfin Auto” SH.P.K., me ofertën prej 118,500 eurosh.

Në këtë aktivitet të prokurimit, vlera e parashikuar e kontratës ishte 160 mijë euro, ndërsa në garë kishin marrë pjesë gjithsej dy operatorë ekonomikë.

Tenderi ishte zhvilluar përmes procedurës së hapur, ndërsa kriter për dhënien e kontratës ishte çmimi më i ulët.

Sipas dokumentit, kontrata është dhënë më 11 nëntor 2026, ndërsa nënshkrimi i saj është planifikuar për 13 nëntor 2026. Marrëveshja kornizë ka kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Tenderi i plotë: