Ylli i Bayern, transferimi i parë i Guardiolas këtë verë

Mbrojtësi i Bayern Munich, David Alaba, është shndërruar në synimin kryesor të Pep Guardiolas, për transferimin te Manchester City.

Sport

02/07/2020 07:58

‘Qytetarët’ janë të prirë për disa ndryshime në skuadër, në mesin e tyre edhe Leroy Sane që do t’i bashkohet Bayern Munich, ndërsa David Silva do të përmbush kontratën.

Guardiola dëshiron të sjellë lojtar për të ndërtuar skuadrën rreth tyre, dhe emri i parë që i ka shkuar ndërmend, është David Alaba, raporton The Guardian, përcjell lajmi.net.

Ylli i Bayern është i aftë për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes, por edhe në qendër, ku po aktivizohet jo pak, pas paraqitjeve të mira të Alphonso Davies.

Kontrata e Alaba me Bayern përfundon në qershor të vitit 2021, dhe në një situatë të tillë, ‘Bavarezët’ besohet se më lehtë do të heqin dorë nga ai, duke i shpëtuar një ikje falas verën e ardhshme.

28 vjeçari Alaba është pjesë e Bayernit që nga viti 2010, dhe me këtë skuadër ka fituar të gjithë titujt e mundshëm./Lajmi.net/