Ylli i Arsenalit, prioriteti kryesor i Interit

Sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun mbetet prioriteti kryesorë i Interit për ta transferuar këtë verë, pasi që gjiganti italian si duket është ftohur nga interesimi për Alvaro Moratan e Atletico Madridit. Balogun u rikthye te “Topçinjtë” pas një huazimi të suksesshëm te skuadra e Ligës 1, Reims, por tani po lidhet me një largim permanent…

Sport

30/07/2023 13:05

Sulmuesi i Arsenalit, Folarin Balogun mbetet prioriteti kryesorë i Interit për ta transferuar këtë verë, pasi që gjiganti italian si duket është ftohur nga interesimi për Alvaro Moratan e Atletico Madridit.

Balogun u rikthye te “Topçinjtë” pas një huazimi të suksesshëm te skuadra e Ligës 1, Reims, por tani po lidhet me një largim permanent nga Arsenali, raporton lajmi.net.

Tani, “La Gazzetta dello Sport” bën të ditur se Interi e ka bërë yllin amerikan prioritet, pasi që po vazhdon kërkimin për një sulmues të ri.

Interi e filloi kërkimin për një sulmues të ri me qëllimin për të arritur marrëveshje permanente me Chelsean për Romelu Lukakun, por bisedimet dështuan më herët këtë muaj për shkak se belgu vendosi ta tradhtojë Interin dhe të fillojë bisedimet me rivalin italian, Juventusin./Lajmi.net/