Yjet që mbetën jashtë Botërorit

Botërori i Brazilit nuk do t’i shohë disa prej yjeve të futbollit botëror, të cilët do të mungojnë për arsye të ndryshme, si mungesa e ftesës dhe lëndimet. Njihuni me yjet që do t’i mungojnë Botërorit.

Sport

03/06/2014 12:07

Kampionati Botëror nuk do të jetë i plotë. Kjo pasi, janë disa yje që do të mungojnë në Brazil për arsye të ndryshme si lëndimet apo mungesa e ftesës nga selektorët e Përfaqësueseve përkatëse. Kishte prej tyre që u kthyen nga lëndimet, por nuk ishin të gatshëm 100 për qind për ta dhënë kontributin për Kombëtaren.

Uebfaqja Goal.com e ka publikuar listën e 11 yjeve që do t’i mungojnë Botërorit.

Ashley Cole (Anglia)

Landon Donovan (SHBA)

Mario Gomez (Gjermani)

Isco (Spanja)

Kaka (Brazili)

Sunday Mba (Nigeria)

Samir Nasri (Franca)

Ricardo Quaresma (Portugalia)

Giuseppe Rossi (Italia)

Carlos Tevez (Argjentina)

Radamel Falcao (Kolumbia).