Yamal udhëton me avion privat drejt Londrës, synon Topin e Artë për herë të parë
Lamine Yamal ka rezervuar një avion privat për të udhëtuar drejt Londrës, ku të hënën do të mbahet ceremonia e 70-të e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë”, e organizuar nga “France Football” në bashkëpunim me UEFA-n. Sipas “Cadena COPE”, ylli i Barcelonës do të shoqërohet nga prindërit, partnerja Inés García, familjarë, miq dhe…
Sport
Lamine Yamal ka rezervuar një avion privat për të udhëtuar drejt Londrës, ku të hënën do të mbahet ceremonia e 70-të e ndarjes së çmimeve të “Topit të Artë”, e organizuar nga “France Football” në bashkëpunim me UEFA-n.
Sipas “Cadena COPE”, ylli i Barcelonës do të shoqërohet nga prindërit, partnerja Inés García, familjarë, miq dhe pjesëtarë të ekipit të tij të përfaqësimit.
18-vjeçari synon të fitojë për herë të tretë çmimin e talentit më të mirë të ri, ndërsa këtë herë shpreson të triumfojë edhe në garën për futbollistin më të mirë në botë.
Vitin e kaluar, Yamal organizoi një festë në Paris, por u largua para përfundimit të saj, pasi çmimin kryesor e fitoi Ousmane Dembélé.
Në ceremoninë e këtij viti pritet të jetë e pranishme edhe një delegacion i gjerë i Barcelonës, i kryesuar nga presidenti Joan Laporta. Në mesin e kandidatëve për çmimet individuale janë Pau Cubarsí dhe disa futbollistë të tjerë të klubit katalanas.
Te femrat, Alexia Putellas shihet si favorite për “Topin e Artë”, ndërsa Vicky López është ndër pretendentet kryesore në kategorinë e talenteve të reja. Joan Garcia dhe Cata Coll synojnë çmimet për portierët më të mirë.