Xhaka tregon kush ua pagoi dënimin për festimin me shqiponjë kundër Serbisë
Granit Xhaka ka zbuluar për herë të parë se një biznesmen shqiptar nga Amerika, u ka paguar dënimin për festimin me shqiponjë kundër Serbisë në Kupën e Botës.
Sport
Dyshja Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, patën shënuar në fitoren 2:1 të Zvicrës kundër Serbisë në botërorin e Rusisë, për të festuar pastaj me shqiponjë.
Ky festim pati marrë vëmendjen e gjithë botës, për t’u kujtuar si një nga momentet kryesore të botërorit.
“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.
“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”./Lajmi.net/