Xhaka përjashtohet me të kuq, Man City e mbyll pjesën e parë në epërsi bindëse ndaj Arsenalit

Manchester City po avancon 3-0 ndaj Arsenalit.

Sport

28/08/2021 14:19

Man City e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi 3-0 kundër Arsenalit, shkruan lajmi.net.

Vendasin e nisën ndeshjen shumë më mirë dhe gjetën golin e epërsisë në min e 7’ përmes Ilkay Gunodogan.

Nuk vonoi shumë dhe ‘Citizens’ dyfishuan epërsinë me golin e Ferran Torres në min e 12’ për 2-0.

Ekipi i Pep Guardiolas vazhdoi me dominim si në raste ashtu edhe me posedim të topit.

Per ‘Topçinjtë’ gjërat u vështirësuan në min e 35’ kur pas një ndërhyrje të ashpër në Joa Cancelon, Granit Xhaka u ndëshkua me karton të kuq.

Rezultatin e pjesës së parë e vulosi Gabriel Jesus në min e 43’ për 3-0.

Mbetet të shihet rrjedha e pjesës së dytë të ndeshjes./Lajmi.net/