Xhaka nervozon zviceranët

Granit Xhaka ka nervozuar zviceranët me një postim që publikoi në rrjetin e tij social Twitter, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës të martën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014. Pas përfundimit të pjesës së parë, kur rezultati ishte i barabartë 1-1, mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës shkroi: “Forza Shqipëri”. Pak para fillimit…

Sport

12/09/2013 12:38

Granit Xhaka ka nervozuar zviceranët me një postim që publikoi në rrjetin e tij social Twitter, gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Islandës të martën në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin botëror 2014.

Pas përfundimit të pjesës së parë, kur rezultati ishte i barabartë 1-1, mesfushori i përfaqësueses së Zvicrës shkroi: “Forza Shqipëri”. Pak para fillimit të duelit mes Islandës dhe Shqipërisë, Xhaka i ndihmoi Zvicrës të fitojë 2-0 në udhëtim te Norvegjia, në kuadër të po të njëjtit grup.

Mirëpo, webfaqes zvicerane sport.ch duket se i ‘pengoi’ që mesfushori kosovar shprehu përkrahjen e tij për kuqezinjtë, të cilët në fund u mposhtën nga Islanda me rezultat 2-1.

Sport.ch është ankuar se Xhaka nuk duhet të përkrahë një skuadër që në këtë rast është kundërshtare e Zvicrës, pavarësisht se bëhet fjalë për vendlindjen e tij. Për më tepër, kjo webfaqe i ka bërë thirrje mesfushorit të Borussia Monchengladbachut që të ketë më tepër kujdes në të ardhmen.

Kurse, Xhaka vazhdon të mos e këndojë himnin e Zvicrës. Arsyeja? “Nuk mund të këndoj sepse nuk e kam mësuar në mënyrë logjike si fëmijë për shkak se prindërit e mi nuk janë rritur në Zvicër”, ishte arsyetuar Xhaka.