Xhaka mund të transferohet në Angli
Taulant Xhaka ka shkëlqyer në paraqitjet me Shqipërinë për kualifikimet e 'EURO 2016', ndërsa kjo nuk ka kaluar pa u vënë re nga mediet dhe njohësit e futbollit.

Sport
Gazeta britanike ‘The Telegraph’, në një artikull dedikuar për merkato, e ka vendosur Xhakën në mesin e yjeve që klubet e Premier Ligës duhet t’i transferojnë pas ‘EURO 2016’.
Në përshkrimin për 24-vjeçarin e Kombëtares theksohej se përveç rolit natyral si mesfushor qendre, ai mund të luajë edhe në repartin e mbrojtjes. Xhaka vlerësohet si lojtar i hekurt dhe mjaft luftarak në fushë dhe është një prej elementëve kryesorë të Baselit, klub me të cilin gjatë sezonit të kaluar luajti në Champions League përballë Liverpool-it, duke i mposhtur Reds në Zvicër dhe barazuan në Angli, transmeton rtklive.
Mes lojtarëve të tjerë që këshillohen për tu blerë nga “The Telegraph” janë rusi i Zenit St Petersburg, Artyom Dzyuba, që me tetë gola i mbylli kualifikueset pas Robert Leëandoëski dhe Thomas Muller në listën e golashënuesve. Nga yjet e tjerë të “Euro 2016″ janë sulmuesi 27-vjeçar Kamil Grosicki dhe sulmuesi 21-vjeçar Arkadiusz Milik të Polonisë. Mesfushori ofensiv i Izraelit, Eran Zahavi që gjatë kualifikueseve regjistroi 2 gola dhe pesë asist, mesfushori i Islandës dhe Baselit, Birkir Bjarnason, portieri i Rumanisë dhe Fiorentinës, Ciprian Tatarusanu, gjermani 21-vjeçar Matthias Ginter, që mund të luajë në qendër të mbrojtjes, në krahun e djathtë por edhe si mesfushor qendre apo edhe boshnjaku i Romës, Miralem Pjanic, që ishte një prej katër lojtarëve që krijuan më tepër raste për gol në kualifikueset e Kampionatit Evropian.