Xhaka i gatshëm, stërvitja e fundit e Zvicrës nuk shkoi mirë

Kombëtarja e Zvicrës është e gatshme për dy ndeshjet para-kualifikuese në Euro 2024, ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit. ‘Helvetikët’ mbajtën seancën e radhës stërvitore, por nuk shkoi edhe aq mirë pasi ylli i ekipit, Breel Embolo pësoi një lëndim dhe u largua nga grumbullimi, shkruan Lajmi.net ℹ️Breel Embolo doit quitter le camp de la Nati en…

Sport

23/03/2023 17:55

Kombëtarja e Zvicrës është e gatshme për dy ndeshjet para-kualifikuese në Euro 2024, ndaj Bjellorusisë dhe Izraelit.

‘Helvetikët’ mbajtën seancën e radhës stërvitore, por nuk shkoi edhe aq mirë pasi ylli i ekipit, Breel Embolo pësoi një lëndim dhe u largua nga grumbullimi, shkruan Lajmi.net

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka duket mjaftë në formë në prag të ndeshjes me Bjellorusinë, që luhet në Novi Sad të Serbisë.

Ekipi i Murat Yakin ndeshjen e parë në këtë fazë e zhvillon më 25 mars ndaj Bjellorusisë, kurse më 28 i pret në Genev kundërshtarët nga Izraeli.

Kujtojmë që Zvicra është në të njëjtin grup me Kombëtaren e Kosovës./Lajmi.net/