Xavi: Ter Stegen dhe Luuk de Jong bënë diferencën, duhet të përmirësojmë akoma lojën tonë

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Levante.

Sport

10/04/2022 23:25

Skuadra e Barcelonës ka shënuar një fitore 2:3 në udhëtim kundër Levante, në një ndeshje ku pati tri penallti në favor të kundërshtarit.

Pas ndeshjes, Xavi është shprehur i lumtur për fitoren dhe i ka dhënë meritat portierit Marc Andre ter Stegen dhe sulmuesit holandez, Luuk de Jong.

“Ter Stegen dhe Luuk bënë diferencën”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të përmirësojmë lojën, por jam i lumtur sepse garuam dhe besuam deri në fund. Luuk është në dijeni për mundësitë që ka dhe jam i lumtur për të”, shtoi trajneri spanjoll.

Xavi ndryshoi gjithçka me zëvendësimet e kryera sot. Pedri, Gavi, por edhe Luuk de Jong në fund bënë diferencën. Madje, edhe Clement Lenglet, por ky duke shkaktuar penallti. /Lajmi.net/