Xavi shpreson në rinovimet e Araujo dhe Gavi

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dëshiron të mbajë në ekip talentët premtues, Ronaldo Araujo dhe Gavi.

Sport

02/04/2022 18:09

Të dy lojtarët kanë më pak se një vit nga përfundimi i kontratës së tyre dhe trajneri katalanas ka shprehu dëshiron për të mbajtur në ekip Araujo dhe Gavi.

“Ata janë shumë të rëndësishëm. Klubi nuk mund të lejojë që asnjëri prej tyre të largohet”, ishin fjalët e Xavit në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Sevillas.

Sipas tij marrëveshja mes lojtarëve dhe ekipit do të arrihet së shpejti.

“Mendoj se rinovimet e tyre janë çështje kohësh. Dua të mendoj se ata të dy do të qëndrojnë dhe do arrijnë marrëveshje me klubin”, tha ai, përcjell lajmi.net

Araujo dhe Gavi kanë kontratë deri në vitin 2023 dhe ende nuk kanë arritur një marrëveshje për rinovimi me Barcelonën./Lajmi.net/