Xavi: Pablo Torre shumë i talentuar, Kessie i mirë fizikisht

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij lidhur me përshtypjet e para për përforcimet e reja.

Sport

14/07/2022 10:37

Skuadra e Barcelonës është përforcuar me emra si Andreas Christensen, Franck Kessie e Pablo Torre.

Për këta dy të fundit, trajneri Xavi ka dhënë disa komente dhe ato komente ishin pozitive.

“Fizikisht, Kessie është një lojtar shumë i fortë. Pablo (Torre) është shumë i talentuar dhe mund të luajë më shumë mes linjave”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Ai bëri një aksion në pjesën e parë ku e përfundoi me një pasim shumë të mirë. Është me rëndësi që ata të fillojnë të kuptojnë idenë e lojës sonë”, shtoi trajneri.

Barcelona luajti baras 1:1 në ndeshjen testuese kundër Olot, por kjo nuk e shqetëson trajnerin. /Lajmi.net/