Xavi nuk udhëton në Amerikë për shkak të pasaportës

Xavi Hernandez nuk ka udhëtuar fare me skuadrën e Barcelonës për shkak të çështjes së pasaportës. Gjithsesi, sipas Rac1, trajneri do t’i bashkëngjitet së shpejti ekipit, pasi ky problem nuk pritet të jetë shumë i madh, transmeton lajmi.net. Spanjolli udhëtoi më herët në Iran dhe për këtë shkak i duhet leje speciale për t’iu bashkuar…

Sport

16/07/2022 14:30

Xavi Hernandez nuk ka udhëtuar fare me skuadrën e Barcelonës për shkak të çështjes së pasaportës.

Gjithsesi, sipas Rac1, trajneri do t’i bashkëngjitet së shpejti ekipit, pasi ky problem nuk pritet të jetë shumë i madh, transmeton lajmi.net.

Spanjolli udhëtoi më herët në Iran dhe për këtë shkak i duhet leje speciale për t’iu bashkuar ekipit.

Skuadra tashmë është grumbulluar dhe do ta fillojë një turne këto ditë që do të zgjasë deri më 23 korrik.

“Blaugranat, pos ndeshjeve parasezonale, janë shumë të angazhuar edhe në merkato duke tentuar nënshkruar me emra të mëdhenj. /Lajmi.net/