Xavi: Nuk mendoj se është mrekulli fitorja në Mynih, mund të mposhtim këdo

Xavi Hernandez ka dhënë komentet e tij para ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Sport

08/12/2021 16:29

Barcelona luan sonte në kuadër të Champions League, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, në kërkim të fitores që i siguron kualifikimin tutje.

Për t’u kualifikuar në 1/16 të finales, Barca duhet të fitojë ndeshjen ndaj Bayern Munich, por skuadra gjermane gëzon formë aq të mirë, saqë triumfi atje shihet i pamundur për disa.

Megjithatë, jo edhe Xavi e sheh si mrekulli fitoren eventuale. Ai beson që gjasat janë më reale sesa flitet.

“Nuk mendoj se fitorja në Mynih do të ishte mrekulli”, ka thënë Xavi, transmeton lajmi.net.

“Mund ta mposhtim secilën skuadër”, shtoi spanjolli.

Barcelona luan në ‘Allianz Arena’ sonte kundër Bayern, me fillim nga ora 21:00. /Lajmi.net/