Xavi i jep rol të ri Frenkie de Jong – shtohen shpresat e United për transferimin e holandezit
Xavi Hernandez i ka dhënë një rol të ri mesfushorit holandez, Frenkie de Jong. Trajner i Barcelonës e ka aktivizuar lojtarin holandez në pozitën e qendërmbrojtësit në ndeshjet para-sezonale të këtij sezoni. Frenkie mbuloi këtë pozitë edhe në ‘El Clasico’, kur zbriti në fushë si zëvendësues. Tani, raportime nga mediat angleze thonë se kjo pozitë…

Sport
Xavi Hernandez i ka dhënë një rol të ri mesfushorit holandez, Frenkie de Jong.
Trajner i Barcelonës e ka aktivizuar lojtarin holandez në pozitën e qendërmbrojtësit në ndeshjet para-sezonale të këtij sezoni.
Frenkie mbuloi këtë pozitë edhe në ‘El Clasico’, kur zbriti në fushë si zëvendësues.
Tani, raportime nga mediat angleze thonë se kjo pozitë e re mund ta lë të pakënaqur Frenkien dhe i jep shpresa skuadrës së Manchester United për një transferim, përcjell lajmi.net.
Barcelona dhe Manchester United kanë një marrëveshje në parim për lojtarin, por ky i fundit ka bllokuar gjithçka.
Xavi duket se po i kontribuon largimit të lojtarit në një mënyrë indirekte, duke e larguar nga pozita e tij e preferuar. Gjithsesi, paraqitjet e Frenkie kanë qenë të jashtëzakonshme edhe nga roli i qendërmbrojtësit. /Lajmi.net/