Xavi: Barazimi, një hap prapa për ne

Mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar se barazimi i skuadrës së tij kundër Getafes me rezultat 0-0 ishte një hap prapa.

Sport

13/12/2014 23:02

Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim në udhëtim te Getafe, teksa një gjë e tillë sipas Xavit është një hap prapa për skuadrën e tij.

“Ne e kemi tentuar më të mirën tonë. Është çdo herë e vështirë të shënosh golin e parë pasi ata ishin shumë agresivë”.

“Ne kemi pasur tre raste të arta, por tani jemi katër pikë prapa Realit”, tha Xavi në deklaratën e tij për Canal Plus.

“Ky rezultat është një hap prapa për ne”, përfundoi mesfushori spanjoll deklaratën e tij.