Wolves bën befasinë, triumfon në udhëtim te Tottenham

Tottenham ka marrë humbjen e dytë radhazi në Premierligë, ku këtë herë është mposhtur nga Wolves, në kuadër të xhiros së 25-të.

Sport

13/02/2022 16:54

Spurs pësuan humbje me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

Ishte Jimenez që me një gol të bukur i dha epërsinë Wolvesit pas vetëm gjashtë minutave lojë.

Ndërkohë, Dendocker 12 minuta më pas shënoi edhe golin e dytë për “Ujqërit”.

Ndeshja në përgjithësi ishte e baraspeshuar, me vendasit që kishin posedimin e topit, mirëpo mysafirët më shumë gjuajtje në portë.

Kësisoj, Tottenham tani bie në pozitën e tetë me 36 sosh, derisa Wolves ngritën në pozitën e shtatë me 37 sosh./Lajmi.net/