Wilshere dëshpëron tifozët e Arsenalit
Jack Wilshere u dëmtua në duelin mes Arsenalit dhe Chelseat në gjysmëfinalen e Carabao Cup.
Sport
Jack Wilshere ka pësuar një lëndim të ri.
Mesfushori anglez u dëmtua në duelin mes Arsenalit dhe Chelseat në gjysmëfinalen e Carabao Cup, dhe pritet të mungojë, në takimin e ardhshëm ndaj Bournemouth, në Premierligë.
“Wilshere ka një problem në nyjën e këmbës, nuk e di nëse do të kthehet të dielën”, u shpreh menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger. /Lajmi.net/