William Burns: Biden zgjedh diplomatin veteran për drejtor të CIA-s
Presidenti i zgjedhur amerikan Joe Biden ka zgjedhur Ëilliam Burns, i cili shërbeu për tre dekada si diplomat, për pozitën e drejtorit të CIA-s.
Bota
Ai aktualisht është president i Carnegie Endoëment for International Peace, një think-tank ndërkombëtar.
Nëse konfirmohet nga Senati, ai do të ishte diplomati i parë i karrierës në post.
Presidenti i zgjedhur, i cili merr detyrën më 20 janar, i ka kërkuar Kongresit të konfirmojë ekipin e tij të sigurisë kombëtare sa më afër inaugurimit të tij, raporton BBC.
Burns doli në pension nga Shërbimi i Jashtëm i SHBA-së në 2014 pas një karriere 33-vjeçare në departamentin e shtetit, duke shërbyer nën presidentët republikanë dhe demokratë. Ai mban gradën më të lartë në Shërbimin e Jashtëm, ambasador i karrierës.
Në një deklaratë, Biden tha: “[Z. Burns] ndan bindjen time të thellë se inteligjenca duhet të jetë jopolitike dhe se profesionistët e përkushtuar të shërbimit të inteligjencës që i shërbejnë kombit tonë meritojnë mirënjohjen dhe respektin tonë”.
Ai shërbeu si zëvendës sekretar i shtetit nën ish-Presidentin Barack Obama, ambasador në Rusi dhe Jordan, dhe ndihmës sekretar i shtetit për çështjet pranë lindjes, transmeton Klan Kosova.