Wilder akuzohet se flirtoi me gruan e Mahrez – ylli i Man City i ‘shkatërruar’

Kampioni i WBC në peshat e rënda në boks, Deontay Wilder, thuhet se ka flirtuar me gruan e yllit të Manchester City, Ryiad Mahrez.

ShowBiz

03/11/2019 11:28

Wilder raportohet ta ketë takuar gruan e algjerianit, Rita, në një klub nate të Mançesterit, gjatë muajit gusht.

Mahrez, i cili është shpallur kampion i Premierligës me Manchester City dhe ka fituar Kupën e Afrikës me Algjerinë, ka mbetur i shkatërruar nga ndodhitë e fundit, raporton ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.

Takimi i Wilder me Rita nuk ishte thjeshtë takim, pasi mes dyshes thuhet të ketë pasur ‘lidhje të vërtetë’ – thuhet nga burimet e ‘The Sun’.

“Ata po bisedonin, po qeshnin e po kënaqeshin. Mund të shihej se kishte kimi dhe lidhje reale” ka thënë dëshmitari i gazetës britanike.

Mahrez i takon besimit islam dhe nuk përdor alkool e nuk frekuenton klubet e natës. Lajmet për ‘lidhjen’ e gruas së tij që ka dy fëmijë me të, me kampionin amerikan të WBC në boks, e kanë lënë algjerianin të shkatërruar. /Lajmi.net/