Wilder akoma beson se meçi i tij kundër Joshua do të ishte më i madhi në botën e boksit: Dua ta bëjmë në Afrikë

Deontay Wilder ka folur përsëri lidhur me një meç të mundshëm mes tij dhe Anthony Joshua. Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ish-kampion i WBC do të përballet më 15 tetor me Robert Helenius, por audienca sikur s’po e merr seriozisht kundërshtarin e tij. Në paraqitjet para mediave, Wilder pyetet për një duel të mundshëm me Anthony…

Sport

12/10/2022 16:23

Deontay Wilder ka folur përsëri lidhur me një meç të mundshëm mes tij dhe Anthony Joshua.

Boksieri amerikan, Deontay Wilder, ish-kampion i WBC do të përballet më 15 tetor me Robert Helenius, por audienca sikur s’po e merr seriozisht kundërshtarin e tij.

Në paraqitjet para mediave, Wilder pyetet për një duel të mundshëm me Anthony Joshua, apo edhe një të katërt të mundshëm me Fury.

Sa i përket duelit me AJ, ‘Bomberi i Bronztë’ beson se ai meç do të përbënte lajmin dhe meçin më të madh në botën e boksit.

“Kudo që shkoj, njerëzit gjithmonë më flasin për një duel me Joshua”, ka thënë Wilder, përcjell lajmi.net.

“Do të doja ta bëja atë meç në Afrikë. Është akoma meçi numër 1 në botë për të gjithë.”, shtoi amerikani.

Wilder do të kthehet në ring për herë të parë që nga humbja ndaj Tyson Fury. Në rast se fiton ndaj Helenius, me siguri amerikani do të kërkojë duelin me AJ. /Lajmi.net/