Werner tregon pse refuzoi Liverpoolin për Chelsean

Nënshkrimi i ri i Chelseat, Timo Werner ka zbuluar se ai konsideroi oferta të tjera, por që ai zgjodhi Blutë pas komunikimeve intensive nga menaxheri Frank Lampard.

Sport

16/09/2020 16:05

Nënshkrimi 52 milionë euro nga RB Leipzig impresionoi me paraqitjen e tij në debutimin 1:3 ndaj Brighton, pavarësisht se nuk shënoi.

Për një kohë dukej sikur Werner do të bashkohej me Liverpoolin e Jurgen Klopp, por ata përfundimisht u tërhoqën nga një lëvizje për 24-vjeçarin pasi kriza e koronavirusit bëri që ata të rivlerësonin biznesin e tyre në tregun e transferimeve.

“Po, mendoj se kur vendosa të largohem nga Leipzig kam biseduar me klube të ndryshme dhe pranë Chelseat kam biseduar me klube të tjera”, tha Werner në konferencën e tij për shtyp. “Unë nuk dua të flas shumë për klubet e tjera”.

“Sigurisht, ka disa klube të tjera si Liverpool që ka një ekip të shkëlqyeshëm. Ndoshta unë mund të luaja në ekipe të tjera, por, në fund të fundit, unë vendosa për Chelsean sepse ishin vendimet më të mira që mund të merrja. Jo vetëm stili i futbollit por sepse nga ato që më treguan”.

“Ishte një vendim i vështirë në fund të fundit, por unë jam shumë i ngazëllyer, krenar dhe i lumtur që vendosa këtë. Tani jam këtu për ndoshta dy muaj, ndihet mirë, dhe ekipi është i shkëlqyeshëm. Ne kemi disa lojtarë shumë të mirë, por të qetë dhe të këndshëm”, deklaroi gjermani. /Lajmi.net/