Brenda javës, Policia në Ferizaj shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba dhe pezullon 43 patentë shofer – Lëndohen mbi 31 persona në aksidente trafiku
Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. Ata kanë njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 06-12.07.2026 janë shqiptuar 1.511 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 43 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik. Gjatë…
Lajme
Policia e Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Ata kanë njoftuar se gjatë javës së kaluar, nga data 06-12.07.2026 janë shqiptuar 1.511 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 43 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 42 aksidente, nga të cilat:
23 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 31 persona
19 aksidente me dëme materiale
“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut. Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes: Stacionit më të afërt policor Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192″, thuhet në njoftim të Policisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: