Wenger – Real Madrid, lajmi i fundit nga Anglia (FOTO)

Arsene Wenger ishte kandidat për postin e trajnerit të Real Madridit para emërimit të Zinedine Zidane nga skuadra spanjolle.

Sport

04/11/2016 15:37

Real Madrid ringjalli interesimin për angazhimin e menaxherit të Arsenalit, Arsene Wenger para emërimit të Zinedine Zidane, ka bërë të ditur tabloidi britanik “Daily Mail”.

Pas shkarkimit të Rafael Benitezit në janar, “Los Blancos” kishin krijuar një listë me emrat e kandidatëve për pasardhës të tij.

Wenger ishte në mesin e tyre, pasi është objektiv i kahershëm i gjigantit madrilen, përcjell “Lajmi.net”.

Mirëpo, drejtuesit e Realit vendosën ta konfirmojnë në detyrë legjendën Zidane, fillimisht në kontratë të përkohshme para konfirmimit të tij në detyrë pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Kurse, Wenger ishte i informuar për interesimin e Real Madridit për angazhimin e tij, edhe pse ende nuk ka konfirmuar nëse do të largohet nga Arsenal.

Ai ka kontratë me “Gunners” deri në fund të këtij sezoni.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.