Wayne 200ney
Wayne Rooney arriti kuotën e 200 golave për Manchester Unitedin pas dy shënimeve në fitoren 4-2 ndaj Bayer Leverkusenit në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi anglez i cili sërish u paraqit me mbrojtëse në kokë pas dëmtimit që pësoi muajin e kaluar, realizoi dy herë dhe përgatiti një tjetër gol duke…
Sport
Wayne Rooney arriti kuotën e 200 golave për Manchester Unitedin pas dy shënimeve në fitoren 4-2 ndaj Bayer Leverkusenit në kuadër të Grupit A në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi anglez i cili sërish u paraqit me mbrojtëse në kokë pas dëmtimit që pësoi muajin e kaluar, realizoi dy herë dhe përgatiti një tjetër gol duke i thënë menaxherit të ri David Moyes debutimin më të mirë të mundshëm në Evropë.
“Jam i përqendruar në lojën time”, deklaroi Rooney pas ndeshjes. “Jam shumë i kënaqur që kam shënuar 200 gola për një klub si Manchester United. Është nder i madh për mua”, shtoi ish ylli i Evertonit.
Rooney u bë vetëm futbollisti i katërt në histori të klubit nga Old Trafford që arriti kuotën e 200 golave, pas Bobby Charlton (249), Denis Law (237) dhe Jack Rowley (211).
Pas një fillimi të ngadalshëm të sezonit, United duket se ka gjetur rrugën e golit para derbit të qytetit kundër Manchester Cityt në Premierligë të dielën.