W Motors do të zbulojë veturën përbindësh në Monako
Zbulimi do të bëhet në shfaqjen e veturave në Marques, Monako këtë javë. Bisha me 770 kuaj-fuqi ishte shfaqur fillimisht si një koncept më pak se një vit më parë, duke u quajtur si “super-vetura e parë Saudite”. Me 770 kuaj-fuqi dhe 747 çifte rrotulluese, vetura do të jetë në gjendje që të arrijë 100kmh…
Auto & Tek
Zbulimi do të bëhet në shfaqjen e veturave në Marques, Monako këtë javë.
Bisha me 770 kuaj-fuqi ishte shfaqur fillimisht si një koncept më pak se një vit më parë, duke u quajtur si “super-vetura e parë Saudite”.
Me 770 kuaj-fuqi dhe 747 çifte rrotulluese, vetura do të jetë në gjendje që të arrijë 100kmh në vetëm 2.8 sekonda.
W Motors gjithashtu premton se vetura do të arrijë një shpejtësi maksimale prej 400 kmh, mjaftueshëm për të konkurruar me veturat Bugatti Veyron dhe Koenigsegg Agera R.
Vetura do të konkurrojë me veturat e tjera edhe për nga çmimi gjithashtu, me një çmim fillestar prej $3.400.000. Makina është projektuar për të inkorporuar bizhuteri dhe metale të çmuara në hartimin e saj sipas dëshirave të konsumatorëve, të cilët gjithashtu gëzojnë një shërbim global “portier” prej 24-orësh.
Zhvillimi, prodhimi dhe dërgesat pritet të fillojnë më vonë këtë vit.