VV pa kuorum tenton ta zgjedh presidentin e ri, avokati i njohur: Në shpërputhje me Kushtetutën, tentativë e kotë

Lëvizja Vetëvendosje po tenton që të zgjedh presidentin e ri pa pasur kuorumin e kërkuar ligjërisht. Në sallë të Kuvendit janë 66 deputetë, kurse duhet të jenë së paku 80 deputetë, transmeton lajmi.net. Në lidhje me këtë tentim të VV-së, lajmi.net e ka kontaktuar avokatin e njohur ,Ardian Bajraktari i cili këtë tentim e quajti…

Lajme

05/03/2026 23:03

Lëvizja Vetëvendosje po tenton që të zgjedh presidentin e ri pa pasur kuorumin e kërkuar ligjërisht.

Në sallë të Kuvendit janë 66 deputetë, kurse duhet të jenë së paku 80 deputetë, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me këtë tentim të VV-së, lajmi.net e ka kontaktuar avokatin e njohur ,Ardian Bajraktari i cili këtë tentim e quajti në shpërputhje me Kushtetutën.

“Është tentativë farse, si në seancën paraprake, pasi siç dihet pa prezencën e 80 deputetëve, përkatësisht 80 votave në kuti të votimit, procesi i zgjedhjes së presidentit është në shpërputhje me Kushtetutën, prandaj është një tentativë e kotë, që epilogu dihet paraprakisht si do të jetë.”, tha ai./lajmi.net/